Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë nga shërbimi sekret jugosllav

Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë nga shërbimi sekret jugosllav

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 38 vjetorin e vrasjes së  vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ka thënë se ata u vranë nga  segmente të shërbimit sekret jugosllav.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani.

Postimi i plotë:

Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla,  Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të  shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen  patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po  bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas  katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani. /