Kryetari i PD-së në Bujanoc z.Nagip Arifi në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Të nderuar qytetarë!
Siç jeni informuar, sot në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj, shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi të dalin me një listë të përbashkët për deputet.
Edhe unë si kryetar i PD-së, nga Ministri Cakaj kam qenë i ftuar në këtë takim, por për arsye objektive nuk kam mundur të jem prezent.
Pasi që Partia Demokratike çdo vendim e merr në transparencë të plotë, edhe për këtë rast ditëve në vijim Kryesia e PD-së do të dalë me qëndrimin e saj.