Ajo vendosi të japë një kontribut, duke ndërtuar shtëpinë e një familje të prekur.
Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.
Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re.
Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!”, ka shkruar Veliaj derisa ka falënderuar në emër të Ritës të gjitë ata që kanë kontribuar.
Si përfaqësuese e familjes Ora ishte e pranishme kushërirja e tyre, Amantina Tolaj, e cila ka qenë pranë familjes të cilët jasnë shfaqur shumë të emocionuar për shtëpinë e tyre të re.