Varhelyi: Do të ofrojmë 28 milionë euro si shpërblim për punën e bërë

Varhelyi: Do të ofrojmë 28 milionë euro si shpërblim për punën e bërë

Komisioneri i ri për zgjerimin,  Oliver Varhelyi në një konferencë të  përbashkët për mediat, me kryeministrin Rama ka thënë se shpreson shumë  që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit.

“Ne vijojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një vend që është gati të  hapë negociatat. Fakti që në tetor nuk u hapën negociatat kishte të bëjë  me shqetësimet e disa shteteve. Ne do të punojmë deri kur ta arrijmë  qëllimin për hapjen e negociatave. Po punojmë për hapjen e negociatave  para Samitit të Zagrebit”, shprehet komisioneri në fjalën e tij.

Komisioneri shton se duke çmuar punën e bërë nga Shqipëria, ai do të ofrojë 28 mln euro si një shpërblim.

“Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të  bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28  mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të  mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por  propozimin e kemi çuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë  shpejt”- tha ai.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të 26  nëntorit ai shton: “Do të qëndrojmë përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar  me çfarëdo mundemi”.