Ish-shefi i misionit të OSBE’së në Kosovë, William Walker, edhe në këtë përvjetor të 21’të të masakrës së Reçakut është parë duke dhuruar përqafime fëmijëve të këtij vendi.
Si çdo vit tjetër, Walker erdhi edhe për këtë përvjetor të kësaj ngjarje të madhe e cila në kohën e luftës në Kosovë tronditi të gjithë opinionin ndërkombëtar.
Walker gjatë vizitës së sotme në Reçak, përveç homazheve, u pa të jetë shumë i afërt edhe me fëmijët e dëshmorëve që u vranë mizorisht dhe u masakruan nga forcat serbe.
Kujtojmë se Walker ishte dëshmitari më i madh para drejtësisë ndërkombëtare i cili e pa nga afër Masakrën e Reçakut.
Ai vazhdimisht kishte pohuar se Masakra e Reçakut, kishte qenë një ndër krimet më të mëdha që janë bërë kundër njerëzimit.