Mustafa: ''KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR AS NUK HESHTET E AS NUK MUND TA HESHTIN''

Mustafa: ''KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR AS NUK HESHTET E AS NUK MUND TA HESHTIN''

“Kur të shkosh tek kazani, kazan fol çfarë të duash.” pat reaguar ndaj shpifjeve kryeministri Edi Rama.

Këshilli Kombëtar Shqiptar as nuk heshtet e as nuk mund ta heshtin, as nuk frikësohet e as që mund ta frikësojnë për angazhimin në fushëveprimin e tij. Në mbrojtjen e drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve në Luginë.

Dua të falënderoj edhe njëherë punëtorët e Këshilli Kombëtar Shqiptar. Kjo nënkupton se është bërë një punë të vazhdueshme dhe sistematike, tashmë edhe programatike.
“RAPORT I VEÇANTË I MBROJTËSIT TË QYTETARËVE PËR PËRDORIMIN ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT SHQIP” është shkruar në janar e është botuar në mars të vitit 2018 dhe pasqyron periudhën 2011-2016.

Është i nxitur nga ankespaditë e KKSH-ës. Lexoni komplet e me kujdes, posaçërisht kushtoni vëmendje “Shtojca 1” (f. 32) si dhe rekomandimeve që i kemi përmbyllur me "Katalog..."

https://www.ombudsman.rs/…/5690-p-s-b-n-izv-sh-z-sh-i-ni-gr…

Informacionet e manipuluara nga furrat politike për interesa të ngushta meskine, më nuk ka kuptim as edhe t’i reagohet.

P.S. E fundit, rrenave dhe rrencave ????.

P. S. S. Iu inkurajojë edhe Juve të depononi ankesat tek zyrat e KKSH-ës si gjithë shqiptarët tjerë. - ka shkruar z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.