• E mërkurë / Jul-09 17:13
  • Kontakt

Si gjithmone per Kryeministrin Rama edhe sot ne QSUT: “Bota fillon me mua”, por pa bere asgje!

Si gjithmone per Kryeministrin Rama edhe sot ne QSUT: “Bota fillon me mua”, por pa bere asgje!

Ai mbajti nje fjalimi gjithe "perfshires” pa thene asgje.

Vetem per politikat shendetesore, objektivat e domosdoshme te zhvillimit te sistemit, strategjive, qe duhen aplikuar per ta nxjerre ate nga Varferia Afrikane ku eshte zhytur, nga “zhdukja” e mjekeve ne vend, decentralizimin spitalor, etj etj nuk foli.

Kryefjala si gjithmone ishte e qarte “Bota fillon me ate”, por pèa asnje zhvillim.

Nuk tha ate qe eshte realiteti, se ky projekt i Kirurgjise me vlere reth 12 ME eshte i vertet i rendesishem, por nuk eshte as me i madhi ne shendetesine shqiptare ne keto “90 vite” sic u mbur ai, as i vetmuar.

Ai eshte nje vazhdim i projektit te perfunduar me 2012 me vlere reth 20 ME kur u vune ne funksion Laboratori Qendror, Qendra e Sterilizimit qe te dyja ai tashme ja kaloi privatit me PPP, Imazheria qe dhe kjo rrezikon t’i kalohet privatit, Urgjenca Kirurgjikale e Medikale, Qendra teknologjike etj, qe shpresoj te mbeten pjese e atij spitali, si mesazh i asaj qe duhet te jete nje i i tille.

Pra ne fakt nuk tha asgje, ndersa sistemi yne shendetesor po rrenohet per dite, po largohet cdo cast nga qytetaret e po ngel pa mjeke e personel.

Ne fakt nuk tha as nje fjale as per rrogat e pa paguara te personelit te QSUT, te cilet une desheroj tu uroj Pune te Mbare ne detyren tuaj fisnike edhe ne keto ambjente te reja!