• E mërkurë / Jul-09 07:44
  • Kontakt

Dacic: Duam marrëveshje me Kosovën, vetëm ta heqin taksën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se shpreson që Kosova ta heqë taksën dhe të vazhdojë dialogu mes dy vendeve.

Në një deklaratë për media serbe, ai e ka quajtur jo-civilizuese nga Prishtina, vendosjen e taksës.

“Përkundër që ne jemi treguar mjaft konstruktiv, nuk jemi të kënaqur me progresin e arritur në Kosovë vitin e kaluar sepse dialogu u ndal shkaku i vendosjes së taksës nga Prishtina dhe refuzimi për ta hequr atë. Ky ishte një akt jo civilizues nga ana e Prishtinës dhe nuk u hoq për një vit duke vazhduar ende”, ka thënë ai.

Tutje, Dacic shtoi se Serbia është e interesuar për marrëveshje me Kosovën.

“Ne shpresojmë që gjatë këtij viti, kjo do të ndryshojë, taksa do të heqet dhe të vazhdojë dialogu sepse Serbia është e interesuar për të bërë kompromis dhe një zgjidhje afat-gjate”, tha ai.