• E mërkurë / Jul-09 19:24
  • Kontakt

PDSH: Kamionët filluan ta pastrojnë borën edhe pse nuk kishte borë në rrugë, këto makina nuk mund të quhen ndryshe përveç se makina të hajnisë

PDSH: Kamionët filluan ta pastrojnë borën edhe pse nuk kishte borë në rrugë Këto makina nuk mund të quhen ndryshe përveç se makina të hajnisë

Më datë 12.01.2020 filloi bora e parë në sezonin dimror në komunën Preshevë.

Me të filluar fluskat e para aktivistë të PDSH-së, rrugëve të qytetit e territorit të komunës Preshevë vërejtën frekuentimin e kamionave për pastrimin e borës e në fakt të parasë publike përkatësisht parasë sê taksapaguesëve më të varfër në shtetin serb.

Të reshurat e borës nuk arritën të vendosin as edhe 1 cm të trashësis së borës as në çatitë e objekteve e mos të flasim rrugëve të komunikacionit në komunën Preshevë. Kjo është njëlloj si në sezonin vjeshtor apo pranveror të dalin makinat pastruese të borës në rrugë edhe atë jo makina të N.P. Moravica?!

Këto makina nuk mund të quhen ndryshe përveç se makina të hajnisë e pastrimit të parasë publike! Nga ana tjetër komuna Preshevë deri sot, nuk ka procesuar asnjë prokurim publik pêr mirëmbajtjen e rrugëve të saja në sezonin dimror!

Si do t'i menaxhoj situatat e vërteta të reshjeve të dëborës, mbetet të shihet në vijim? Apo, mendojnë si vitin e kaluar që të pastrojnë paranë publike në vlerën jo më pakë se njëzet milion dinarë në aq pak ditë me të reshura atmosferike!

PDSH me aktivistët e saj në çdo vendbanim do të monitoroj situatën e rrugëve me ose pa borë gjat gjithë dimrit e njëkohësisht sjelljet enigmatike të kamionëve të huaj për pastrim bore(paraje publike) dhe do të reagojmë me kohë. Padyshim se nga shërbimet e administratës do të kërkojmë raport mbi vlerën e pastruar të parasë publike përmes mbulimit të borës për datën e sotme por edhe gjitha datave tjera në vijim sa herë që nuk ka të reshura sikur sot!

Pushtetarët e korruptuar gjer në maje të hundës, le ta dijnë se PDSH me aktivistët e saj do të jet gardian i parasë publike të popullit më të varfër në këtë rajon. Në çdo fushëveprim skandaloz e sharllatan të kryemashtruesëve do të reagojmë me kohë dhe fakte e argumente të shëndosha.