Urime Luginë, Urime Preshevë! Sa mirë të jetosh në Preshevë

Urime Luginë, Urime Preshevë! Sa mirë të jetosh në Preshevë

Po e nisim këtë shkrim duke e kopjuar shprehjen e famshme te drenicakut të pafajshëm “Urime Kosovë...”
Dhe për shumë arsye po urojmë e po gëzohemi që jetojmë e që udhëhiqemi nga një pushtet siç është në Preshevë...
Po fillojmë nga Zona industriale – Sa bukur të shofësh që projekti i filluar nga 2016 për venien në funksion të Zonës industriale në Çukarkë ka filluar të implementohet e sa e sa investor të huaj e vendas kanë vënë bazën e tyre në këtë zonë, duke i mundësuar qytetarëve tanë çmime më të lira në treg, llojjloshmëri të artikujve, punësime të reja...
E sa bukur të shetitesh e të shkosh në këmbë nga fshati Rahovicë deri në Bukuroc! Vërtet 3 km gjatësi, por gjith ajo rrugë e asfaltuar, me ndriçim e me tretoare! Edhe rruga “Karposh” po ia ka zili!
E sa herë që po nisem për Gjilan, kënaqësi të shohesh lumin e Preshevës! I gjithi i rrethuar me rrethoja mbrojtëse nëpër rrugën e “Rinisë”! Sa po ia kam inati fëmijëve të tanishëm! Dikur kur na binte topi në lum, vriteshim deri sa e mernim! E tani, mburojat po i mbrojnë|
Kam dëgjuar që një kompani që shet ujë të pijëshëm është e interesuar që të blejë ujë nga ujësjellësi i Preshevës! E pse? Sepse të gjitha gypat që ishin të azbestit, tani më janë rregulluar dhe uji i Preshevës është më i shëndetshmi e shëruesi!
Ndërsa bujqit e Rahovicës dhe më gjerë, aq shumë po nxjerrin produkte vendore e pse? Sepse ky pushtet, vitin që e lam pas arriti të ndërrojë ventilat tek penda dhe të rregullojë sistemin e ujitjes në fshatin Rahovicë.
E sa herë që po shkoj te VM Center, sa bukur të shohësh disa pleq që lozin Domino, fëmijët duke lozur e disa të rinj duke u përqafuar e duke u dashtur në Parkun e qytetit, parkun e “Paqes” mu aty te çeshmja e “Limon agës”.
Ndërsa, problematika e parkingjeve, shyqyr që vitin 2019 u zgjidh! E falë projektit të realizuar nga ky pushtet mu te parku i qytetit tek stadiumi i qytetit.
E ky pushtet, është siguruar ti mbrojë të drejtat e minoriteteve! Më në fund, në fshatin Bugarinë, të rinjtë serb po zhvillojnë talentin e tyre ne sport ne terenin sportiv në këtë fshat.
E fshatrat siç janë Shoshaja e poshtme, fëmijët e tyre tanimë nuk kanë nevojë ti sjellin në Preshevë në Çerdhe. Atyre, vitin që e lamë pas, ky pushtet ia mundësoi funksionalizimin e Çerdhes së tyre!
Por, nuk kam arrit të kuptoj këshilltarin e APN-së, Albanin senacën e fundit! Pse ai të shprehë paknaqësi ndaj kryetarit të partisë së tij dhe Komunës, Shqiprimit! Më së shumti është investuar në B.L. Corroticë. E ato po i numërojmë: Salla e fiskolturës në sh.f. “Dituria” e rikonstruktimi i i përgjithshëm i kësaj shkolle! Alban, herën tjetër kujdes! Mos shpif ndaj kryetarit!
E ne që po jetojmë në qytet, sa mirë po na shërben parkingut te tregu u vjetër!
Kemi parë ne tv reklama të ndryshme për kinema, Kinemaja Imperial, Kinemala ABC...E nga kjo dekade e re, Presheva jonë e ka edhe kinemanë e saj! E ku gjendet! Po te kinemaja e vjetër, aty afër postës!
E Presheva gjithashtu është bërë në vitin 2019 edhe destinacion turistik. Sepse pushteti jonë në vitin që lam pas ka rikonstruktuar të gjitha institucionet fetare, historike e monumentale.
Sa mirë që kemi arritur që Qeveria e Kosovës të na ndajë fonde të veçanta! Kjo kurr e bërë më herët! Erion Veliaj mbajti premtimin e tij! Investoi në “Parkun e paqes”....
Bukur të jetosh në Preshevë, vendi ku nuk eksiston opozita! Po fundja pse të ekzistojë, me gjithë këto të mira!
Urime të gjithëve!
Urime Luginë!
Urime Preshevë!

P.S.
Pasi ta lexoni këtë artikull, konsultohuni me partinë ose kryetarin e partisë tuaj, për shkak të efekteve anësore!