Luana e mrekullueshme me fustan të zi

Jemi mësuar që në profilet e Luana Vjollcës në rrjetet sociale të dominojnë fotografitë që tregojnë bukurinë e saj.

Biondja e popullarizuar arrin të tërheqë vëmendjen me dukjen e saj përmes imazheve që zgjedh t’i ndajë me ndjekësit e saj të shumtë.

Vetëm në Instagram, moderatorja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 1.7 milion ndjekës, ndërsa fotografitë e publikuara marrin dhjetëra mijëra pëlqime.

Këtë fundjavë, Luana ka zgjedhur të publikojë fotografi dhe video, në të cilat shfaqet e mrekullueshme e veshur me fustan të zi.

Kujtojmë që javë më parë, bukuroshja ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ka publikuar fotografi të shumta.