Përveç kamionëve dhe autobusëve, në të ardhmen në këtë qendër do të jetë e mundur të testohen vetura, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta.
Qendra e testimit të automjeteve do të ndërtohet në bazat ekzistuese të provave të ”Mercedes-Benz” në Iracemapolis.
Puna e parë e ndërtimit në qendrën e re të provave do të fillojë në gjysmën e parë të këtij viti.
Operacionet pritet të fillojnë në vitin 2021.
Së bashku, ”Mercedes-Benz” dhe ”Bosch” do të investojnë rreth 15 milionë euro.