• E mërkurë / Jul-09 17:12
  • Kontakt

Aktivisti Valon Arifi për spektrin politik shqiptar të Luginës ''Tregëtar lokal pa kauza politike''

Valon Arifi aktivist nga Presheva është shprehur i zhgënjyer për spektrin politik, të ri e të vjetër të Lugines se Preshevës.

Ai për Radio Televizionin Aldi ka theksuar se Presheva e Bujanoci gjinden përbalël një krize shoqërore ku lideret politikë e të zgjedhurit e qytetarëve merren me çështje globale deri sa aktivistët tjerë të shoqerise civile merren me politikë, ndersa një pjesë të gazetarëve i quan hipokrit dhe shërbyes të interesave të partive politike.

"Jemi në një situat të pa këndëshme shoqërore,përtej asaj politike. Presheva e Bujanoci po perballemi me krize shoqërore, kemi mungesë të aktivistëve, artistëve e intelektualëve te guximshëm që sot kanë guxim ti thon jo kësaj katrahure shoqërore e politike.

Sot vendi ynë po udhehiqet nga njerëz të pa ditur, të diplomuar pa qenë të arsimuar e edukuar, rajoni jonë sot është në kufijtë e depresionit kolektiv. Në Presheve e Bujanoc po lulzon hipokrizia e demagogjia,deri sa ne po heshtim e po pajtohemi me këtë krizë të thellë shoqërore.

Sot politikani i Preshevës e Bujanocit jep ide se si do duhet të jenë mardhenijet Iran e Amerikë ,cila do duhej ishte zgjidhja e problemit Kosovë e Serbi, ndahen pro e kundër Mini Shengenit ballkanik ,ama asnjëher nuk kryejn punën për të cilën i kemi zgjedhur, pastertin e qytetit, ndërtimin e infrastukturës për fëmijët, aktivitete kultururore.

Duan te duken shqiptar të mëdhenj, viktimizohen për mosnjohjën e diplomave te Republikës së Kosovës deri sa partner lokal i kanë po ata që janë edhe pushtet qendror dhe e bëjnë të pamundur njohjen e po këtyre diplomave. Flasin për liritë e të drejtat e njeriut në të njejten kohë kur vet i shkelin ato. Shantazhin e interesin personal e kane bëre  pjesë aktive në çdo cep të kësaj shoqerie, sot askush nuk ka guxim ti kundershtoj ata, sot të gjithë jane pre e tyre" eshte shprehur aktivisti Arifi për Rtv Aldi

"Une nuk kam problem personal më asnjë lider e politikan lokal në Preshevë e Bujanoc ama i kam inati politikanët tregetar provincial që skan asnjë kauze politike të cilën e besojnë, veq luftës për të ndarë pushtet. E di se shpesh edhe keqkuptohem, si në Kosovë si në Tiranë e Beograd ama unë guximshem besoj se Ballkani i përbashkët është zgjidhje e vetme për rajonin tonë, njësoj kauza per barazi, liri e drejtësi për të gjithë popujt e rajonit është dhe do të jetë kauza që besoj e kontriboj çdo ditë, kudo ku jam.

Këtë vend e këtë shoqëri po e merr fundi, kjo shoqëri ka nevojë për ringritje, guxim intelektual e besim ideologjik i cili është i mundur vetëm kur shohim përtej interesave personale, vetëm atëherë kur Presheva e Bujanoci jemi ne, asnjëher duke ngrit veten mbi ato, sot më shumë se kurr duhet kemi guxim per sakrificë e rezistencë, më shumë se ndaj Beogradit, Prishtines e Tiranes zyrtare, ndaj egove e interesave personale, për të mirën e përbashkët, për atë që na bëjnë te jemi Ne, Presheve e Bujanoc"  perfundon Valon Arifi, aktivist i të drejtave te njeriut.