• E mërkurë / Jul-09 02:20
  • Kontakt

Majko: Shqipëria nuk rrezikohet nga Irani

Majko: Shqipëria nuk rrezikohet nga Irani

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka komentuar në lidhje me konfliktet midis SHBA’së dhe Iranit, duke thënë se nuk mendon që Shqipëria mund të jetë e rrezikuar nga ky tension.

I ftuar në një emision në Top Channel, Majko tha se edhe pse në Shqipëri strehohen më shumë se 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane, vendi ynë nuk do të rrezikohet, pasi që sipas tij, kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Evropë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, ka thënë Majko.

Sipas Majkos, ky tension i cili u rrit edhe më shumë me vrasjen e gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, do të jetë një histori konflikti shumë e gjatë.

“Ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë”, përfundoi ai.