Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka ironizuar me LVV-LDK, duke thënë se kur partia e saj nuk e kishte një numër për ta formuar qeverinë, sulmoheshin e ofendoheshin, ndërsa që sot këto parti nuk po mund ta ndajnë kulaçin.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se kauza e tyre është vetëm pushteti dhe mbetet të shihet a do ta caktojnë sërish takimin e radhës.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Kur neve na mungonte një numer për të formu qeverin, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale.
Ndërsa sot pas shume e shume takimeve te kota, akoma spo mujnë e ndajn kulaqin.
Pra kauz ishte vetem pushteti e asesi shteti.
Mashtrusit ndryshe nuk janë
A do të takohi prap per ta caktu takimin e radhes!