Organizatat islamike ia ndalojnë Rihannës të shkojë në këtë shtet

Do të merrte pjesë në një konferencë krah presidentit francez, Emmanuel Macron për edukimin e fëmijëve afrikanë.

Por, këngëtarja Rihanna nuk do të shkoj në Senegal pasi që disa organizata islamike kanë ndaluar pjesëmarrjen e saj, me arsyen se ajo është pjesë e ‘Iluminatit’ dhe ju del në mbrojtje homoseksualëve, raporton ‘The South African’.

Akoma nuk është bërë e ditur nga ana e këngëtares se a do marrë pjesë a po jo.

Kujtojmë që Rihanna shpesh ka qenë pjesë e shumë organizimieve humanitare.