Komandanti i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka emëruar menjëherë në vend të Qasem-it, Esmail Qaanin, i cili do të ushtrojë rolin e komandantit të forcave të QUDS-it, organizatë kjo të cilën SHBA’ja e cilëson si terroriste.
“Pas martirizimit të gjeneralit të famshëm Qasem Soleimani, emëroj gjeneral brigade Esmail Qaani si komandant të forcave të Gardës Revolucionare Al Quds”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Khameneit.
Soleimani u vra pas një sulmi të organizuar nga SHBA’të dhe i urdhëruar nga presidenti, Donald Trump.