Syla: Kurti po e pret Specialen për t’ia pastruar terrenin, do të shkon edhe një herë në zgjedhje

Syla: Kurti po e pret Specialen për t’ia pastruar terrenin, do të shkon edhe një herë në zgjedhje

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, po pret që Gjykata Speciale t’ia pastron terrenin dhe po mendon për zgjedhje ose një situatë përfitimi nga ky presion ndërkombëtar.

Syla ka thënë se Albin Kurti po pret që Gjykata Speciale të ngritë aktakuzat e para pas Krishtlindjeve Ortodokse dhe të futet edhe një herë në zgjedhje.

Sipas tij shkuarja në zgjedhje të reja do ta bën Kurtin me më pak konkurrencë dhe do të përfiton rritje elektorale nga tragjedia që  kërkon dëshmimin e pastërtisë së UÇK’së para drejtësisë dhe opinionit ndërkombëtare.

Postimi i plotë nga Syla:

Hijena nuk kafshon çka është më e madhe se 1 metër. Edhe VV po e pret ‘pastrimin e politikës’ nga specialja që do t’ja shkurtoj rritën. Gati se të gjithë komentatorët politikë u çuan në këmbë duke kerkuar sa më shpejtë formimin e Qeverisë VV dhe LDK. Por vetëdija e këtyre partive s’është aty për cka i votuan e po kërkon publiku. Albin Kurti po pret me ja nisë aktakuzat e speciales pas krishtlindjeve orthodokse që me u fut edhe 1 herë në zgjedhje me ma pak konkurencë, nëse nuk arrinë me kriju një Qeveri që mund ta dominoj shumicën, kështu duke fituar rritje elektorale, nga tragjedia që kërkon dëshmimin e pastërtisë së UÇK’së para drejtësisë dhe opinionit ndërkombëtare…