I bie pishman që nuk u martua më herët, Mc Kresha jep detaje ekskluzive për martesën e tij me Erzinën

Mc Kresha flet për herë të parë pas dasmës së tij që bëri bujë.

Është padiskutim një prej artistëve më të mirë shqiptar, krijimet e të cilit kanë lënë gjurmë në skenën artistike në vend.

Por krahas muzikës, interes të madh ka pasur gjithmonë edhe për jetën private të Mc Kreshës.

Ndonëse gjithmonë ka hezituar të flas sa i përket kësaj, ai vitin 2019 e përmbylli me martesë. Si dhëndrri me i ri ai ekskluzivisht për T7 ka folur për martesën e tij me Erzina Shehun.

Këtë ai e bëri në edicionin festiv “N’Darkë” ku pos Kreshës, të ftuar ishin edhe Afrim Muçiqi, Robert Berisha, Labinot Tahiri dhe Milaim Zeka.