Luana Vjollca ia thotë hapur këngëtares kosovare: Djali yt është burri im

Luana Vjollca pati të ftuar mysafirë për emisionin e saj special për natën festive “Shiko kush Luan”, ku mysafirë ishin edhe shumë artistë nga Kosova.

Në pjesën e parë, një ndër të ftuarit është këngëtarja e njohur Gili e cila u shpreh në studio se do donte një nuse si Luana.

Nisur nga kjo, moderatorja si asnjëherë tjetër ka rrëfyer një ‘sekret’ fëmijërie.

Ajo ka treguar se që e vogël i ka adhuruar këngët e Gilit dhe për me tepër kur luante me të motrën Marinën, i thoshte ‘Burri im është çuni i Gilit (imagjinar)’ duke zbuluar se do i kishte pëlqyer një vjehërr si këngëtarja.

Luana ishte e apasionuar pas këngës ‘Xixëllonja’, një hit i shumë viteve më parë, kur moderatorja ishte vetëm 6 vjec.