PVD gjatë ditë së sotme ka mbajtur një koktej me rastin e përfundimit të vitit që po lëmë pas

PVD gjatë ditë së sotme ka mbajtur një koktej me rastin e përfundimit të vitit që po lëmë pas

Në këtë koktej rasti të pranishëm ishin themelues të PVD-së, kryetari partisë z.Shaip Kamberi,deputeti popullor në parlamentin e Sërbise Fatmir Hasani, kryetarja e degës në Preshevë Ardita Sinani, kryetari i degës në Bujanoc Burhan Halili si dhe simpatizues të PVD-së.

Para të pranishmëve fjalën e mori kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani e cila i përshëndeti e i falenderoi të pranishmit që ishin pjesë e këtij kokteji, duke u shprehur mjaftë e kënaqur me numrin e madh të pjesmarrësve. znj.Sinani u shpreh se edhe pse që nga viti 2005 jemi opozitë PVD ka arritur t’i ruajë të gjitha strukturat e veta.

Edhe pse për PVD ishte një vit me plotë sakrifica të shumta, PVD ka ditur t’i dalë ballë të gjitha sfidave për këtë vit,e gjithashtu edhe për 29 vite që jeton si subjekt politik.

Tutje Sinani shpreson se 30 vjetori të jetë viti i PVD-së pasi që PVD-në e presin sfida shumë të mëdha. E gjithashtu uron që gjatë vitit 2020 të arrihet edhe dialogu Kosovë-Sërbi, e gjithashtu premtime te PVD-së të cilat nuk arritën të realizohen gjatë vitit që po e lëmë pas.

Para të pranishmëve fjalën e mori edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Shaip Kmaberi i cili fjalimin e tij e filloi duke i uruar mbarësi, suksese e gjitha të mirat për vitin që po fillojmë.

Edhe Shaip Kamberi shpreson që gjate vitit 2020 të arrihet dialogu Kosovë-Sërbi, gjithashtu të jipen rezultate konkrete për Luginën e Preshevës.

Zotri Kamberi shpreson se PVD të jetë faktori vendimtarë për të përcaktuar të ardhmën qeverisjes së Preshevës apo fundin e keqëqeverisjes së tanishme.