• E mërkurë / Apr-08 01:42
  • Kontakt

Tuna duket mahnitëse nga xhirimet e klipit të ri

Tuna Sejdiu po sjell diçka të re.

Një emër shumë i dashur për publikun është edhe ai i këngëtares Tuna Sejdiu.

Këngëtarja tashmë ka nisur xhirimet e këngës së re, për të cilën nuk ka dhënë ende ndonjë detaj.

Por, në rrjete sociale janë publikuar disa imazhe, nga prapaskenat e xhirimeve dhe Tuna dukej për mrekulli e veshur në të zezë.

Për ndryshe, “Amoni” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tuna, këngë e cila është pritur mirë nga fansat e saj.