Deputeti gjerman ironizon me VV’në dhe LDK’në: S’keni nevojë për martesë dashurie, veç besoni njëra-tjetrës

Deputeti gjerman ironizon me VV’në dhe LDK’në: S’keni nevojë për martesë dashurie, veç besoni njëra-tjetrës

Deputeti gjerman, Christian Schmidt ka folur për krijimin e insitucioneve të vendit me liderët e LDK’së dhe të VV’së, ku ka kërkuar të krijohen sa më shpejt ato, madja ka përdorur edhe pak sarkazëm në këtë mes, duke u thënë se nuk keni nevojë të martoheni, veç besoni tek njëra-tjetra.

Deputeti gjerman ka thënë se se palët nuk kanë nevojë të krijojnë një martesë dashurie, veç të kenë besim tek njëra-tjetra, shkruan Reporteri.net.

“Në këtë rast nuk është e thënë të krijjohet një martesë dashurie.S a për ta ilustruar këtë që e thash një nga presidentët federal të Gjermanisë e kanë pyetur nëse e don vendin e tij, ai ka thënë se e don gruan e vet. Ajo që dua të them është se nuk duhet krijuar lidhje dashurie, ka rëndësi të ketë besim në mes të palëve dhe kjo është serioze”, tha ai.

Dy deputetët gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt sot në një konferencë për media thanë se në rast të mos arritjes së marrëveshjes bashkë-qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së, pasojat e para do të jenë zgjedhjet e reja, por që prapë do të mund të krijohen situata të njëjta.

Ata theksuan se primare është formimi i qeverisë, pastaj pozitat tjera. Deputetët u shprehen se asnjëra parti nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, por duhet të gjejnë një zgjidhje të besueshme.

Megjithatë, ata u shprehën optimist për formimin e Qeverisë në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti Shmidt kërkoi një qeveri stabile dhe jo lojëra taktike mes partive. Sipas tij, nuk ka shumë kohë dhe presin që të gjendet një zgjidhje për formimin e qeverisë, ndërsa duke folur për shkëmbimin e territoreve tha se këto ide janë të rrezikshme.