Trump ‘reflekton’ pas kërcënimit nga Erdogan: Vrasja e miliona armenëve nuk ishte gjenocid

Trump ‘reflekton’ pas kërcënimit nga Erdogan: Vrasja e miliona armenëve nuk ishte gjenocid

Administrata e Donald Trump ka hedhur poshtë një rezolutë të Senatit amerikan që njeh gjenocidin armen, vetëm një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do njoh vrasjen e amerikanëve në shenjë hakmarrjeje

Masa e Senatit u refuzua nga Departamenti i Shtetit, me një zëdhënës të departamentit që tregoi se pozicioni i SHBA’së për këtë çështje nuk ndryshoi.
Senati amerikan kishte miratuar një rezolutë njëzëri javën e kaluar për të njohur gjenocidin armen, si një çështje të politikës së jashtme.

Kjo ishte hera e parë që Kongresi Amerikan kishte përcaktuar zyrtarisht vrasjet e vitit 1915 të rreth 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, si një gjenocid.
Pas votimit të Senatit javën e kaluar, Erdogan kërcënoi se do njeh vrasjen e amerikanëve vendas nga kolonët evropianë në Amerikë, pasi ata lëvznin nëpër të gjithë vendin dhe shpërngulën e vranë popullsinë e tërë.

Në një deklaratë të Trump me 24 prill, ai pranoi se mbi një milion armenë ishin internuar, masakruar, e keqtrajtuar deri në vdekje gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Ndërsa ai nuk i përshkroi ngjarjet si gjenocid.

Kurse ish presidenti Barack Obama i përshkroi ngjarjet si një gjenocid, dhe administrata e tij më vonë siguroi qeverinë turke se ajo nuk mbështet një rezolutë që i njihte vrasjet si gjenocid.