Dy doktoreshat e njohura nga Bujanoci, Dr.Flora Halili dhe Dr.Afërdita Mustafa, të mërkuren e 18 dhjetorit, do të mbajnë një ligjeratë kushtuar higjienës dhe kujdesit për foshjet e posalindura.
Ky aktivitet do të organizohet në kuadër të aktiviteteve të Forumit të Gruas së Partisë për Veprim Demokratik.
“Forumi i Gruas se PVD-se ne Bujanoc, te Merkuren me 18.12.2019, ne ora 19:00, ne Sallen e vogel te Shtepise se Kultures organizon tryeze te rrumballaket me teme:
Higjiena dhe kujdesi ndaj te posalindureve dhe foshnjave – Roli i gjidhenjes ne vitin e pare te jetes.
Ne tryeze do te flasin dr Flora Halili pediater dhe dr Aferdita Mustafa poashtu pediater.
Ftohen te gjitha grate dhe nenat e reja te marrin pjese” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Partia për Veprimn Demokratik.