Ai deklaroi gjatë emisionit ”Opinion” se ka patur nga ata kosovarë që e kanë pyetur për apartamente në qytetin e Durrësit, por ai nuk i ka kategorizuar si të sigurta.
Sipas Nixhës, ndërtimet nuk kanë patur as kushtet më minimale për të qenë të sigurta.
Ai u shpreh: ”Katastrofë! Kur dikush nuk do të na dëgjojë kur flasim si profesionistë, edhe kur opinioni zghet prej gjumi nuk ndodh. Asnjë nga ndërtimet që kam parë nuk i ka plotësuar kushtet. Nuk jam futur në ndërtim dhe në kualitetin e ndërtimit, janë frenu në pjesën e arkitekturës. Nuk mund të ketë një ndërtesë 5 katëshe, një rrugë 5 metra dhe më pas prapë një ndërtesë 5 katëshe.
Përgjegjësia është në shumë nivele, unë me sa e kontrollova pak legjislaturën në ligj ekzistojnë të gjitha masat. Një send i vogël që askush nuk e mendon, për shembull në një vend që futen më shumë se 15 vetë, dera duhet të hapet për jashtë.”