Firmoset marrëveshja për kufirin Llojan-Miratoc - produkt i “mini Shengenit”

Firmoset marrëveshja për kufirin Llojan-Miratoc - produkt i “mini Shengenit”

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Marrëveshja pritet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Serbisë deri në fund të viti.

Ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët e të dyja vendeve ballafaqohen për gati 20 vite. Puna jonë fillon me hapjen e vendkalimit të përbashkët i cili në fillim do të jetë lokal, ndërsa pas plotësimit të projektit do të shndërrohet në vendkalim për qarkullim ndërkombëtar”-pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Këto projekte ndikojnë që shërbimet tona tranzitore të jenë më efikase dhe të shpejta, me qëllim që qytetarët që qarkullojnë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut të mos presin gjatë. Shpresojmë që së shpejti ky vendkalim të jetë i llojit edhe për mallra”-tha Nebojsha Stefanoviq, ministër i Brendshëm i Serbisë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc është produkt i “mini Shengenit” Ballkanik. Duke folur për pikën kufitare, Bellanoc-Stançic, Osmani thotë se hapja e saj zvarritet shkaku i problemeve teknike në Kosovë.

Ne ishim të gatshëm për të filluar që para 10 dite, mirëpo Kosova ka nevojë për një kabllo telekomunikimi për të lidhur qendrën e tyre me bazën në Prishtinë dhe presim që këtë ta bëjnë sa më shpejtë që të fillojmë me punë. Unë nuk mund të bëj diçka më tepër që të tejkalohet ky problem i tyre teknik”-pohoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Kufiri Llojan-Miratoc në fillim do të shërbej si vendkalim lokal për nevojat e qytetarëve të atij rajoni. Pas përpilimit të projektit dhe planit financiar, funksionaliteti tij pritet të zgjerohet. Sipas marrëveshjes, ky vendkalim do të ketë lëvizje të kufizuar, gjatë sezonit veror nga ora 6 deri në orën 22 ndërsa gjatë dimrit nga ora 6 deri në orën 18.