Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron në Vatikan.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Këtë e ka bërë të ditur MPJ përmes një njoftimi për medie, shkruan lajmi.net.
Sipas kësaj ministrie, Pacolli gjatë ditës së sotme do të pritet në audience private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Pacolli pritet të informojë Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.