Mjegulla që përfshiu Kosovën ditëve të fundit nuk ka çrregulluar orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sot, tri fluturimet e para në mëngjes kanë pasur vonesa, ndërsa të gjitha të tjerat janë duke u realizuar në kohë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Përkundër mjegullës fluturimet ne Aeroport janë duke u realizuar me kohë përveç tri fluturimeve te para në mëngjes te cilat kishin vonesa”, tha ajo.
Ajo tha se vonesat nuk ishin jashtë normale, ndërsa më pas gjithçka është kthyer në normalitet.
Mjegulla e dendur mbi zonën e aeroportit “Adem Jashari” ka shkaktuar probleme me uljen e avionëve me destinacion Prishtinën.