Mbahen zgjedhjet në Bashkësinë Islame në Preshevë, myfti zgjidhet Ibrahim ef. Ahmedi

Mbahen zgjedhjet në Bashkësinë Islame në Preshevë, myfti zgjidhet Ibrahim ef. Ahmedi

Më datë 14.12. 2019, E Shtunë, u mbajtën zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Preshevës.

Me këtë rast u zgjodh Këshilli me përbërje të re në mandatin katër vjeçar 2020-2024.

Delegatët që në numër gjithsej ishin 33 patën rastin që të përcaktohen për kandidatët më të preferuar të tyre pêr t'ia hapur rrugën konstituimit të organit udhëheqës të kësaj Bashkësie fetare.

Në një atmosferë në të cilën mbizotëroi toleranca dhe dinjiteti u trasua rruga e mirëbesimit, harmonisë dhe mirëkuptimit të gjithëmbarshëm.

Para përfundimit të këtij procesi zgjedhor, me aklamacion, kryetar i ri i Bashkësisë Islame të Preshevës u zgjodh teologu nga Presheva, m. Ibrahim ef. Ahmedi.

Njofton Sektori për informim pranë Bashkësisë Islame të Preshevës.
15. 12. 2019. Preshevë.