Pas Art Abazit edhe kjo këngëtare mahnitet nga Danjela

Këngëtari Art Abazi ka disa ditë që ka publikuar këngën e vogëlushes Danjela, e cila po merr pjesë në The Voice Kids of Albania.

Ai ka mbetur i mahnitur nga zëri Danjelës, e cila nuk u dorëzua kurrë, përkundër jetës së vështirë që bën.

E pas tij, është edhe Rezarta Shkurta ajo e cila ka shpreh dashurinë e saj ndaj Danjelës.

Këngëtarja Shkurta ka hedhur në Instagram një pjesë të intervistës së vogëlushes, e cila kur u pyet se çka do më shumë, një kompjuter apo telefon të ri, ajo tha se e vetmja gjë që do është që vëllai i saj me sindromin ‘Doën’ të bëhet më mirë.

Këto fjalë të saj e kanë mahnitur Rezartën e cila tha që nga sot është fansja e saj më e madhe!