Deputeti Hasani siguron 6 vende pune për shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë

Deputeti Hasani siguron 6 vende pune për shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë

Deputeti popullor, Fatmir Hasani ka takuar ministrin e shëndetsisë të Serbisë, Zlatibor Llonçar. Në takim deputeti shqiptar, ndër të tjera nga ministri Llonçar ka kërkuar punësime të mjekëve dhe personelit mjeksor në spitalin e Vranjës dhe Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë

Në një prononcim deputeti Hasani ka sqaruar se ka një kohë të gjatë që insiston në përfaqsimin reciprok të shqiptarëve në institucionet rajonale të rrethit të Pçinjës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 30% të popullsisë por që në punësime ata diskriminohen në maksimum.

“Nuk mundet që shqiptarët të jenë taksapagues të rregullt në këtë shtet kurse në rrethin e Pçinjës ku bëjnë pjesë edhe dy komunat e Luginës së Preshevës, Presheva dhe Bujanoci, dhe ku strukturën e popullsisë në këtë rreth shqiptarët e përbëjnë me mbi 30%, të mos kemi të punësuar asnjë shqiptar për shembull në spitalin e Vrajës” deklaroi z.Hasani.

“Ministri Llonçar e ka mirëkuptuar këtë kërkes timen dhe më ka premtuar se qysh në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë procedura e krijimit të kushteve për pranimin e 2 mjekëve dhe së paku 4 motra medicinale shqiptare në spitalin dhe Shtëpin e Shëndetit në Vrajë ku frekuentimi i pacientëve shqiptar është mjaft i lartë” deklaroi në fund për rtvpresheva.com deputeti popullor Fatmir Hasani.

Ai theksoi se është në kontakte edhe me ministritë tjera ku ka parashtruar të njejtën kërkesë, punësimin e shqiptarëve në institucionet republikane dhe regjionale.