Besnik Tahiri, koordinator nacional për reformën shtetërore, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja duhet të bëhen të sinqertë e të tregojnë se nuk po mund të merren vesh për poste dhe pozita të larta shtetërore.
Tahiri po pyet Vetëvendosjen se ku i kanë parimet që dikur i kishin, sipas tij ata duhet të mos nguten me deklarata dhe të pranojnë tani se nuk po munden të merren vesh vetëm për pushtet.
“Ne e kthyem mandatin te populli, populli vendosi për ndryshim, votuan VV-në dhe LDK-në. Pra tash, Qeveria duhet të formohet sa më shpejt. Ne qoftë se është nevoja që edhe ne do ta ndihmojmë”, ka thënë ai.
Tahiri ka ironizuar duke thënë se “kurrë nuk duhet me u ngut shumë”.
“Shumë kanë fol për takime të ndryshme, e për pushtet. E vetë, nuk po mund të merren vesh për pozita. Ku janë parimet”, ka thënë Tahiri, në Interaktiv të KTV-së.
“Goxha shumë u shpërfaq kaja për pozita. Është ka i del fala kësaj pune. Nuk jemi pa Qeveri se nuk po dinë si t’i qasen Serbisë, a si ta zgjidhin papunësinë. Jo, nuk kemi Qeveri, sepse nuk po merren vesh për pozita”, ka thënë ai në Interaktiv.