Deputeti Fatmir Hasani i bashkohet grupit parlamentar të Çedomir Jovanoviqit dhe Sulejman Uglaninit

Deputeti Fatmir Hasani i bashkohet grupit parlamentar të Çedomir Jovanoviqit dhe Sulejman Uglaninit

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin republikan, Fatmir Hasani, nëpërmjet një postimi, ka njoftuar se i është bashkuar grupit parlamentar të Çedomir Jovaniviqit dhe të Sulejman Uglaninit.

“Prej sot jemi ne grup parlamentar me Çedomir Jovanović të Partisë Demokratike Liberale dhe SDA e Sanxhakut” – ka shkruar Hasani në facebook.

Kujtojmë se politikani Çedomir Jovanoviq, është politikani i parë serb, që ka njohur pavarsinë e Kosovës, ndërsa Sulejman Uglanin, është politikani nga Novi Pazari që po angazhohet për autonominë e Sanxhakut.