S4MM vjen së shpejti me këngë të re

S4MM vjen së shpejti me këngë të re

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, tash e një kohë është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai njoftoi fansat se kënga do të dalë në treg para Vitit të Ri, por akoma nuk ka zbuluar një datë të saktë të lansimit.

“Muzika ka me dalë në treg para Vitit të Ri”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ndonëse mezi po pritet nga fansat e reperit.


Në anën tjetër, S4MM mungoi këtë kohë në rrjetet sociale, pasi tha se nuk ka qenë rehat dhe se nuk ishte i motivuar për të punuar, mbase kjo mund të jetë në nga arsyet e mungesës në muzikë.

Ndryshe, “Week of the legend” apo (Java e Legjendës), titullohet albumi i ri i reperit njëherësh projekti i fundit që solli për publikun.

Ky album u prit mjaft shumë dhe secila prej këngëve të tij kanë marrë miliona klikime në platformat e ndryshme muzikore.