• E mërkurë / Apr-01 13:32
  • Kontakt

Ndryshojnë planet, kjo është kërkesa e Ibrahimovicit për transferim në Milan

Zlatan Ibrahimovic ka një kusht të ri për transmferim në Milan.

Zlatan Ibrahimovic ka një kërkesë të prerë për transferim në Milan.

Ylli suedez, aktualisht futbollist i lirë pas largimit nga Los Angeles Galaxy, është në bisedime për rikthim në San Siro. Mirëpo, palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje finale.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka publikuar atë që besohet të jetë kushti i Ibrahimovicit për të veshur sërish fanellën e Milanit, transmeton lajmi.net.

Atij nuk i mjaftojnë 6 milionë euro pagë në sezon të ofruara nga Milan për kontratë për 18 muaj deri në qershor të vitit 2021.

Andaj, Ibrahimovic kërkon rrogë më të madhe se ajo që i është ofruar tani nga Rossonerët.