Jennifer Lopez dëshiron fëmijë me Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dëshiron fëmijë me Alex Rodriguez

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ka bërë të ditur për mediat e huaja se po mendon të zgjerojë familjen e saj.

Në fakt, 50-vjeçarja ka deklaruar për People se ajo donte një fëmijë me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, transmeton KP

“E dua! Nuk e di nëse Zoti e ka këtë në mendje, por do të doja të provoja. Unë jam e hapur për këtë”, është shprehur Lopez.

Ndryshe, Jennifer Lopez tashmë është nënë e binjakëve Emma dhe Max, të cilët do të dëshironin të kishin një vëlla ose motër.

Fëmijët e bukuroshes janë nga lidhja me këngëtarin dhe aktorin, Marc Anthony, me të cilin ka qenë në lidhje që gjatë viteve 2004-2014.