Këto janë femrat më të bukura shqiptare të të gjitha kohërave (Foto)

Femrat e bukura janë adhuruar dhe vlerësuar edhe në Shqipërisi në çdo vend të botës.

Femrat e bukura janë adhuruar dhe vlerësuar edhe në Shqipërisi në çdo vend të botës. Në 100 vitet e fundit ekrani dhe shoqëria shqiptare i ka promovuar këto gra dhe vajza edhe për talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe zgjuarsinë.

Mbretëresha Geraldinë ishte hungareze por konsiderohet si një nga femrat më të bukura në historinë e Shqipërise. Ajo shquhej për elegancën dhe sharmin që e karakterizonte deri në ditët e fundit të jetës të saj.

Sara Blloshmi frymëzoi shumë poetë dhe artistë të tjerë. Gjithmonë e ftuar në pritjet e pallatit mbretëror, Sara ishte vajza që vallëzonte më shumë me Mbretin Zog aq sa dyshohej për një histori dashurie mes tyre. Edhe pse fotografitë e saj nuk gjenden thjeshtë, Sara është mitizuar aq shumë sa konsiderohet femra më e bukur shqiptare e asaj kohe.

Gjate regjimit komunist një sërë aktoresh ranë në sy për bukurinë e tyre të pashoq. Margarita Xhepa dhe Edi Luarasi ishin vajzat më të bukura të ekranit. Kjo listë u pasurua më vonë me Rajmonda Bulkun, Yllka Mujon dhe këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në fund të viteve ’90 dhe në vitet 2000 shumë vajza të tjera të bukura pushtuan ekranet shqiptare dhe janë ende aktive. Valbona Selimllari, Ledina Çelo, Albana Osmani, Bleona Qerreti, Xhemi Shehu dhe Amarda Toska janë disa prej tyre. Ndërsa në ditët e sotme kanë spikatur për bukurinë e tyre Megi Luka, Xhesika Berberi, Adrola Dushi e shumë modele të tjera.