Tragjike, humbin jetën në aksident basketbollisti dhe këngëtarja

Këngëtarja Leah Labelle dhe bashkëshorti i saj Rasual Butler kanë humbur jetën në një aksident tragjik.

Këngëtarja Leah Labelle dhe bashkëshorti i saj Rasual Butler kanë humbur jetën në një aksident tragjik. Ata janë aksidentuar mesnatën e sotme në orën 02:00. Range Rover-i i tyre besohet të ketë goditur një matës parkimi para se të përplasej në një mur dhe të rrotullohej.

Policia ka thënë se Butler – shoferi i makinës – po lëvizte me të paktën dyfishin e limitit të shpejtësisë.

Leah dhe Rasual u shpallën të vdekur në vendngjarje. Kujtojmë,  Rasual një lojtar profesionist i basketbollit, i cili përfundoi karrierën e tij 14-vjeçare me NBA në vitin 2016.