znj.Ardita Sinani uron 28 Nëntorin, ditën e flamurit

znj.Ardita Sinani uron 28 Nëntorin, ditën e flamurit.

Kryetarja e PVD-së dega në Preshevë znj.Ardita Sinani në profilin e saj në facebook ka shkruar:

Dita e Flamurit këtë vit na gjeti të trishtuar!
Uroj të jetë e fundit kjo tragjedi e të mos përsëritet kurrë më!

Uniteti në veprim i spektrit politik Shqiptarë në Luginë të Preshevës në bashkëpunim me politikat kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës për realizimin e aspiratave kombëtare është i domosdoshëm.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetojnë, me flamurin më të bukur në botë!