Më 27 nëntor 2019, do të përurohet libri më i ri i poetit Avni Shaqiri me titull “DRITË LIRIE NËPËR VARGJE” kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së

Më 27 nëntor 2019, do të përurohet libri më i ri i poetit Avni Shaqiri me titull “DRITË LIRIE NËPËR VARGJE” kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së

Të mërkurën më 27 nëntor 2019, do të përurohet libri më i ri i me poezi i poetit Avni Shaqiri me titull “DRITË LIRIE NËPËR VARGJE” kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së. 

Ky përurim organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë. Përurimi në fjalë mbahet në kuadër të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, në të cilën do të ketë edhe orë letrare “ORA E PAVARËSISË”, ku do të lexojnë poezi poetët nga Shoqata “Feniks” dhe mysafirë të tjerë poetë që dëshirojnë të marrin pjesë.

Ky Manifestim mbahet në lokalet e bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë dhe fillon prej orës 11.00. Ardhja juaj e nderon autorin, librin, dëshmorët e rënë për liri dhe këtë datë me rëndësi jetike për kombin tonë...!