Lajmin e ka konfirmuar vet Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, duke treguar se deputeti Krasniqi ju është bashkuar grupit parlamentar të VV’së.
Ardhja e këtij deputeti në partinë e Kurtit është shumë e rëndësishme, pasi formimi i Qeverisë së re do të jetë më e lehtë, pasi tani i nevojiten vetëm edhe 3 vota për formimin e saj.
Kështu Kurtit i duhen 61 vota për formimin e Qeverisë së re, së bashku me LDK’në ato tani kanë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron një koalicion të tillë me këtë koalicion, ata tani preferojnë që në koalicion të marrin pakicat joserbe, që në këtë rast i bie të jetë grupi 6+ e cila përfaqësohet me 6 deputetë, aq sa është e mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe funksionimin e saj.