Misha Vaciq: Shaip Kamberi mbështetet nga ushtarët e UÇPMB-së, të cilët vranë ushtarë dhe policë serbë – ai edhe më tutje vepron kundër Serbisë

Akuzat e kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi, ndaj Misha Vaciqit, për fashizëm, kryetari i të djathtes serbe, i ka quajtuar “False”

Nëpërmjet një reagimi dërguar portalit serb nga Bujanoci “Bujanovacke”, kryetari i të djathtes serbe, Misha Vaciq, ka akuzuar kryetari e Bujanocit për vepra “armiqësore”.

Kryetari i të djathtes serbe, Misa Vaciq, akuzat për fashizëm të kryetarit të Bujanocit në Televiz “false”, të kryetarit të Bujanocit Shaip Kamberi, të cituar në televizionin N1 të enjten, si të akuzuar nga Bujanovacki, në të cilin ai akuzon fashizmin dhe i kërkon shtetit të ndërmarrë veprime kundër tij.

“Është për të ardhur keq, që akuzat e tua të rreme kundër meje dhe të djathtës serbe, si dhe ndaj shtetit të Serbisë mbështeten nga një numër i vogël i autoshofinistëve serbë, të cilët paguhen shumë nga paratë me origjinë kriminale dhe pozicioni i tyre është plotësisht i kuptueshëm për shumicën e qytetarëve serbë”, ka akuzuar Vaciq, kryetarin Kmaberi. në një prononcim dërguar Bujanovacki.

Vaciq, më tej ka shtuar se kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi mbështetet edhe nga disa qytetarë lokal shqiptarë, të cilët deri dje mbanin uniforma të UÇPMB-së, të cilët vranë ushtarë dhe policë serbë me qëllim të shkëputjes të një pjese të territorit të shtetit të Serbisë.

Vaciq gjithashtu ka akuzuar kryetarin Kamberi, siç thotë ai, “Veprimi i vërtetë i Kamberit është shkatërrimi rendit ne vend i cili, për fat të keq, asnjëherë nuk u ndoq para organeve të drejtësisë”.

“Në nëntor të vitit 2018, gati një vit para fjalimit tim në Bujanovac, së bashku me organizatën shqiptare Çemëria “, ju zhvilluat një tubim publik në Prishtinë në mbështetje të bashkangjitjes të Luginës së Preshevës me territorin e Kosovës. Në atë kohë, ju paraqitet shpresën tuaj se në marshim do të merrnin pjesë ‘shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare’, njëkohësisht keni kërkuar që Komuna juaj merrë pjesë në dialogun Brukselit, ku keni deklaruar që shteti serb, nuk ju dëshrion juve si shqiptarë” – ka akuzuar Vaciq, kryetarin Kamberi.

Bazuar në këtë, ai konkludon se problemi kryesor i Kamberit nuk është Misha Vaciq dhe e djathta serbe, por shteti i Serbisë dhe populli serb.

“Vetëm një mercenar politikisht i parëndësishëm serb mund t’i besojë manipulimeve tuaja, ndërsa ju do t’a keni armik të përjetshëm të djathtën serbe. Aq shumë për fjalime që kanë “nxitje të urrejtes” të Misa Vaciçit në territorin e shtetit sovran të Serbisë, por para së gjithash për ju personalisht dhe veprimet tuaja armiqësore të pazbuluara” – ka deklaruar Vaciq.

Kujtojmë se, kryetari i Bujanocit, gjatë ditës së djeshme gjatë një emisioni të televizionit serb N1 në Beograd, fjalimin e kryetarit të të djathtes serbe të mbajtur para disa ditëve në hapjen e degës së partisë nacionaliste në Bujanoc, e ka quajtur “tendencioz dhe fashist” dhe se shqiptarët, nuk ja kanë frikën, edhepse bëhet fjalë për një njeri me vizion politik të krahut nacionalist serb.