• E mërkurë / Jul-02 09:19
  • Kontakt

Mustafa: ''Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020'', të orientohet kah nevojat e arsimit.

Mustafa: "Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020", të orientohet kah nevojat e arsimit.

Sot në Beograd me Këshillat tjerë në kuadër të Koordinimit të Këshillave nacionale vendosëm që "Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020", të orientohet kah nevojat e arsimit.

Gjithashtu në një takim të përbashkët me Ministrin e vetëqeverisjes lokale dhe administratës shtetërore, Branko Ruzhiq, njoftova me ecurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me “katalogun”, “Strategjinë 2020-2025“ dhe angazhimet e mëdha të marra përsipër.

Theksova shqetësimet me procesin e pasivizimit të vendbanimeve si selektiv e diskriminues; me mungesën e vullnetit për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucionet republikane që funksionojnë në nivel lokal. ka shkruar Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.