• E mërkurë / Jul-02 09:27
  • Kontakt

Ramush Haradinaj ka punuar si roje në një diskotekë para se t’i futej politikës

Ramush Haradinaj ka punuar si roje në një diskotekë para se t’i futej politikës

Ramush Haradinaj, në mesin e shumë detyrave politike që ka kryer tash e 20 vite në Kosovë, në të kaluarën ka punuar edhe si sigurim, një profesion krejt ndryshe nga ajo që ushtroi së fundi, si Kryeministër i Kosovës.

Në vitin 1989, duke përdorur një emër të rremë, Haradinaj emigroi Zvicër, ku ka  punuar për disa vite si roje sigurie në një klub nate.

Ai e kaloi rininë në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan me prindërit dhe vëllezërit e motrat, dhe përfundoi shkollën fillore në Irzniq dhe shkollën e mesme në Deçan dhe Gjakovë. Pastaj migroi në Zvicër si shumë kosovarë, dhe për të mbijetuar u detyruar të bëj punë të ndryshme.

Kujtojmë, që Haradinaj së fundi ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit që e fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit.