Pula: Certifikimi i rezultateve hap rrugë për aktakuza ndaj personave që shkelën ligjin

Pula: Certifikimi i rezultateve hap rrugë për aktakuza ndaj personave që shkelën ligjin

“Ne jemi në pritje të kallëzimeve penale si nga KQZ-ja, edhe nga PZAP-ja, për të vazhduar pastaj procedurat tona të parapara me kodin e procedurës penale. Mirëpo ne kemi ndërmarrë edhe disa veprime tona konkrete me vetiniciativë të cilat i kemi evidentuar dhe disa raste i kemi nën hetime”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.

Ajo bëri me dije se deri më tani janë 14 aktakuza kundër 18 personave për veprat penale. “Këto aktakuza janë të ngritur në gjithë prokuroritë e Kosovës, që kanë të bëjnë me pengimin në zgjedhje si: Cenimi i votimit, parandalimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, tha ajo.

Për votat e ardhura nga Serbia, koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula, ka vlerësuar se ky është rast i kontaminuar i zarfeve dhe se janë në proces të hetimeve për këtë rast. Për numërimin e votave të ardhura nga Serbia e që ata që kanë numëruar janë veshur me çështje speciale, sipas saj është bërë me kërkesë të sekretariatit. Ajo bëri me dije se analizat e mostrave janë dërguar në një institut të jashtëm, por që nuk bëri me dije shtetin, pasi që është në proces të hetimeve.

Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula, ka folur edhe për humbjen e fletëvotimeve në Runik të Skenderajt, që sipas saj në hetime janë 4 persona.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë komisionierë që kur të marrim kallëzimet penale, që personat që shkelën ligjin të dërgohen para drejtësisë për veprat që i kanë kryer”, tha ajo.