Irlanda vendi i 33-të me GOLDEN EAGLE

Irlanda vendi i 33-të me GOLDEN EAGLE

Irlanda është shteti i radhës i cili e mirëpret pijen energjike Golden Eagle.

Të shtunën është nisur eksporti i parë për në këtë shtet, i cili ka ardhur si rezultat i pjesëmarrjes së vazhdueshme në panaire.

Prezenca e Golden Eagle nëpër botë sa vjen e bëhet më e fuqishme, ku listëve të shteteve ku është prezent i është shtuar edhe shteti i 33, Irlanda.

“Golden Eagle” sot është lider në viset shqiptare dhe është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar. Kjo pije është prezente në mbi 30 vende të botës si ne tregjet e Evropës, Azisë e Afrikës.