Morena Taraku nuk i ndal pozat pranë veturave luksoze, kësaj here sjell imazhe atraktive me “Rolls Royce”

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka treguar disa herë se është shumë e dhënë pas veturave luksoze.


Teksa ka muaj që po përflitet për një veturë të tipit “Bentley”, që ajo e solli në Kosovë dhe u konfiskua nga organet e rendit, duket se Morena ka vendosur që përsëri të publikojë në rrjetet sociale pranë veturave luksoze.

Kësaj here, ajo ka sjell disa imazhe të tjera ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa fotografohet pranë një veture “Rolls Royce”.

Këto imazhe janë realizuar gjatë prapaskenave të xhirimeve të klipit “Missed Call”, pasi e njëjta veturë shfaqet në këtë klip.

“Atje ku s’mund të më prekësh më”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe provokuese.

Përndryshe, kënag e saj e fundit “Missed Call” është pritur mirë nga fansat, dhe komentet në YouTube kanë qenë kryesisht pozitive.