• E mërkurë / Apr-24 00:42
  • Kontakt

Tuna vë në pah figurën trupore në setin e ri fotografik

Tuna vë në pah figurën trupore në setin e ri fotografik

Ajo ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar “Amoni”, të kompletuar edhe nga ana vizuale, klipi i së cilës ishte realizuar në Afrikë.

Fjala është për këngëtaren nga Maqedonia, Tuna Sejdi, ndërsa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si me këngë e po ashtu edhe me imazhe të reja.

Kur jemi tek imazhet, biondja së fundmi ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm, nga i cili është shpërndarë një video shumë tërheqëse e këngëtares në rrjetet sociale.

Videoja në fjalë ka të bëjë me disa poza atraktive të Tunës, ku shfaqet me një bluzë të zezë, që ia vë në pah gjoksin e saj.

Përkundër viteve dhe se tashmë u bë nënë, këngëtarja Sejdi e dëshmon se është akoma një nga femrat më seksi në estradën shqiptare.

Ajo po ashtu vazhdon të jetë shumë aktive në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore, kurse sivjet është rikthyer fuqishëm me albumin “Fortuna”, e më pas me projektin tjetër pasues “Nuk ma do zemra”.

Veç tjerash, Altuna është një nënë mjaft e përkushtuar dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon me bashkëshortin e saj, Patrisin dhe djalin e vetëm, Tianin.