Palmer takohet në “katër sy” me Vuçiqin, pastaj në përbërje të zgjeruar

Matthew Palmer, ka vizituar sot Serbinë, ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer, ka vizituar sot Serbinë, ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Fillimisht Palmer dhe Vuçiq biseduan në “katër sy” para se të shoqërohen me anëtarë të tjerë të delegacioneve.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësus të tjerë shtetërorë të Amerikës dhe Serbisë.

Palmer dhe Vuçiq pritet që së shpejti të paraqiten në një konferencë të përbashkët për media.